Plas sherri në një lokal në Suharekë, gjuhen me shishe, lëndohet një person

16.02.2022

Rastin e ka konfirmuar për SuharekaOnline zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili ka bërë të ditur e se Policia është duke u marrë me rastin dhe ndërkohë do të dal me njoftim për më shumë detaje. Në anën tjetër nga burime të SuharekaOnline mësohet se gjatë përleshjes njëri […]

Plas sherri në një lokal në Suharekë, gjuhen me shishe, lëndohet një person Foto: Ilustrim

Rastin e ka konfirmuar për SuharekaOnline zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili ka bërë të ditur e se Policia është duke u marrë me rastin dhe ndërkohë do të dal me njoftim për më shumë detaje.

Në anën tjetër nga burime të SuharekaOnline mësohet se gjatë përleshjes njëri nga të dyshuarit ka hudhë një shishe prej qelqit në drejtim të viktimës me çrast e ka goditur në fytyrë.

Sipas burimeve bëhet e ditur se viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore në urgjencën e QKMF-së në Suharekë, por me udhëzimi të mjekut i njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.