Për 24 orë regjistrohen 63 aksidente trafiku, 22 përfundojnë me persona të lënduar

07.01.2023

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz. Edhe gjatë ditës së premte në Kosovë është regjistruar numër i madh i aksidenteve, raporton SuharekaOnline. Në 24 orëshin e fundit në vendin tonë janë regjistruar gjithsej […]

Për 24 orë regjistrohen 63 aksidente trafiku, 22 përfundojnë me persona të lënduar Foto: Ilustrim

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.

Edhe gjatë ditës së premte në Kosovë është regjistruar numër i madh i aksidenteve, raporton SuharekaOnline.

Në 24 orëshin e fundit në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 63 aksidente, ku prej tyre 22 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 41 të tjera me dëme materiale.

Gjatë ditës së premte në vendin tonë nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet.

Poashtu, Policia e Kosovës bën të ditur se gjatë ditës së e premte ka shqiptuar 1.495 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk kanë respketuar rregullat e komunikacionit.