Për 24 orë Policia e Kosovës arrestoi 30 persona, prej tyre një femër në Suharekë
- 06.01.2023

Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale.
Gjatë ditës së enjte Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 30 persona, shkruan SuharekaOnline.
Poashtu, në 24 orëshin e fundit policia njofton se 21 persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje, 4 në ndalim policor, ndërsa një tjetër në vuajtje të dënimit.
Raporti i policisë përmbanë edhe arsyet e arrestimeve të personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Policia e Kosovës në Suharekë ka njoftuar se të enjten ka arrestuar një femër, e dyshuar pë dhunë në familje.
Sipas raportit të policisë thuhet se e dyshuara kohë pas kohe ka ushtruar dhunë ndaj anëtarëve të familjës së saj.
“Suharekë 05.01.2023 – 12:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila sipas ankuesit mashkull kosovar kohë pas kohe sulmon anëtarët e familjes. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftimin e policisë.