Për 24 orë, në Kosovë ndodhën 56 aksidente dhe u dënuan mbi 1,700 shoferë

20.05.2022

Vetëm gjatë ditës së djeshme, në tërë vendin tonë kanë ndodhur 56 aksidente. Fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 24 aksidente të shkaktuara dje kanë qenë me të lënduar dhe 32 të tjera me dëme materiale. Policia e Kosovës brenda 24 ore ka shqiptuar edhe gjoba ndaj atyre që nuk kanë respektuar […]

Për 24 orë, në Kosovë ndodhën 56 aksidente dhe u dënuan mbi 1,700 shoferë Foto: Ilustrim

Vetëm gjatë ditës së djeshme, në tërë vendin tonë kanë ndodhur 56 aksidente.

Fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 24 aksidente të shkaktuara dje kanë qenë me të lënduar dhe 32 të tjera me dëme materiale.

Policia e Kosovës brenda 24 ore ka shqiptuar edhe gjoba ndaj atyre që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.

Gjatë kësaj kohe ajo ka shqiptuar 1 mijë e 718 gjoba.

Ndërkaq, brenda kësaj periudhe kohore, policia ka arrestuar 26 persona, ku 16 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa 3 të tjerë në vuajtje të dënimit.