Një muaj paraburgim për të pandehurin në Prizren, dyshohet për vrasje në tentativë

17.11.2022

Caktohet masa e paraburgimit ndaj një të pandehuri, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje në tentativë Prizren, 17 nëntor 2022 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtarja e procedurës – Teuta Krusha, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatjeprej një muaji, e cila do të […]

Një muaj paraburgim për të pandehurin në Prizren, dyshohet për vrasje në tentativë Foto: Ilustrim

Caktohet masa e paraburgimit ndaj një të pandehuri, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje në tentativë

Prizren, 17 nëntor 2022 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtarja e procedurës – Teuta Krusha, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatjeprej një muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 15.11.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 15.12.2022  ndaj të pandehurit A.V., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të vrasjes në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

Me datë 14 nëntor, në orët e mbrëmjes, në Prizren, me dashje tenton të privon nga jeta të dëmtuarin, B.V., në atë mënyrë që, për shkak të një mosmarrëveshje rreth pronës, në momentin që i dëmtuari parkon automjetin para dyerve të shtëpisë, i pandehuri me mjetë të prehtë – thikë, e godet disa herë të dëmtuarin në kokë, qafë, dhe shpatullën e majtë të krahut të pjesë së pasme, duke ia rrezikuar jetën të përshkruara si në Raportin Mjekësore të Qendrës Emergjente të Spitalit.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh faktin se me lënien në liri i pandehuri mund të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, pasi që pas ngjarjes kritike i pandehuri është fshehur dhe prezenca e tij është siguruar nga ana e Policisë pas 24 orëve në kërkim,.

Gjithashtu, Gjykata ka vlerësuar  se faza hetimore është në fazën fillestare, dhe në vazhdim duhet të dëgjohet i dëmtuari, dëshmitarët të cilët kanë qenë në vendin e ngjarjes, dhe të mblidhen edhe prova tjera për të zbardhur ngjarjen e ndodhur.

Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i masës së paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, me qëllim të parandalimit të përsëritjes së veprës penale, apo me qëllim të parandalimit të kryerjes së ndonjë vepre edhe më të rëndë penale.

Shënim: Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.” thuhet në njoftimin e gjykatës.