Një femër në Suharekë pranon tretman mjekësor pasi u sulmua fizikisht nga një familjar i saj

23.12.2022

Rastet e dhunës në familje janë pothuajse rastet më të shpeshta që raportohen në Policinë e Kosovës. Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës, shkruan SuharekaOnline. Gjatë ditës së enjte rreth orës 14:48 një rast i dhunës në familje është raportuar edhe në Stacionin Policor në […]

Një femër në Suharekë pranon tretman mjekësor pasi u sulmua fizikisht nga një familjar i saj Foto: Ilustrim

Rastet e dhunës në familje janë pothuajse rastet më të shpeshta që raportohen në Policinë e Kosovës.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës, shkruan SuharekaOnline.

Gjatë ditës së enjte rreth orës 14:48 një rast i dhunës në familje është raportuar edhe në Stacionin Policor në Suharekë.

Një femër ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me një familjar të saj është sulmuar fizikisht nga i dyshuari.

Nga raporti i policisë bëhet e ditur se si pasojë e sulmit fizik, viktima ka pranuar edhe tretman mjekësor.

Ndërsa, me konsultim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Suharekë 22.12.2022 – 14:48. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.” thuhet në raportin e policisë.