Ngjarje tragjike në Prizren, një i vdekur dhe një i plagosur pas një konflikti në një lokal nate

03.01.2023

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se një qytetar nga Kukësi ka ndërruar jetë pasi nuk ka arritur t’i shpëtojë plagëve të marra një armë zjarri pas një konflikti në një lokale nate në Prizren. Sipas policisë rasti ka ndodhur në orët e mëngjesit të së martës, 04:25. Lexoni të plotë postimin e Policisë […]

Ngjarje tragjike në Prizren, një i vdekur dhe një i plagosur pas një konflikti në një lokal nate Foto: Ilustrim

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se një qytetar nga Kukësi ka ndërruar jetë pasi nuk ka arritur t’i shpëtojë plagëve të marra një armë zjarri pas një konflikti në një lokale nate në Prizren.

Sipas policisë rasti ka ndodhur në orët e mëngjesit të së martës, 04:25.

Lexoni të plotë postimin e Policisë së Shtetit:

Në Morinë, rreth orës 04:25, të mëngjesit, kanë hyrë për në drejtim të spitalit rajonal të Kukësit, shtetasit  V. C., 31 vjec, dhe R. Sh.,  27 vjeç,  që transportoheshin me automjet nga shtetasi A . B.,  të tre nga Kukësi, ku shtetasit V. C dhe R. SH , ishin të plagosur me armë zjarri në Prizren të Kosovës.

Si pasojë e plagëve të marra shtetasi V. C., ka ndërruar jetë gjatë rrugës, ndërsa shtetasi R. Sh., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në lidhjen me ngjarjen, menjëherë nga DVP Kukës është ngritur grupi hetimor i cili po kryen veprimet procedurale për llogari të Policisë së Kosovës.

Nga deklarimet e para të shtetasit të plagosur dhe shtetasit A. B., që i ka transportuar për në spital, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në dalje të Prizrenit, ku pas një konflikti në një lokal nate me disa shtetas kosovar.

Në momentin që shtetasit V.C., R.Sh dhe A.B,  po largoheshin me automjet, dyshohet se shtetasi D. H, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tyre.

Në lidhje me ngjarjen është komunikuar me Policinë kosovare dhe vijon shkëmbimi i informacionit.

Grupi hetimor vijon veprimet procedurale për llogari të Policisë së Kosovës, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.