Nën ndikimin e alkoolit sulmoi fizikisht një femër, arrestohet dhe dërgohet në mbajtje i dyshuari
- 03.02.2023

Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për sulm fizik.
Sipas njoftimit të Policisë së Prizrenit bëhet e ditur se një person është arrestuar pasi që i njejti nën ndikimin e alkoolit ka ushtruar dhunë psikike dhe sulm fizik ndaj një femre, raporton SuharekaOnline.
Policia njofton se rasti ka ndodhur dje në Prizren rreth orës 21:20.
Ndërsa, në lidhje me këtë rast është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR Prizren 02.02.2023 – 21:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike dhe e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. I dyshuari nuk është intervistuar pasi që ka qenë në ndikim të alkoolit.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftimin e policisë