Mushtisht, me armë në dorë kanosi anëtarët e familjes dhe u arratis, policia arreston të dyshuarin

  • 25.08.2022
Mushtisht, me armë në dorë kanosi anëtarët e familjes dhe u arratis, policia arreston të dyshuarin

Një rast i kanosjes ishte raportuar në stacionin policor në Suharekë.

Me datën 16 gusht në fshatin Mushtisht të Suharekës në orët e mbrëmjes një person, mashkull kosovar i dehur me armë në dorë kishte kërcënuar anëtarët e familjes.

Rastin në Polici e kishte denoncuar një grua, e cila ka deklaruar se vëllai i saj i dehur po kërcënon anëtarët e familjes. Sipas saj i dyshuari mbante një armë zjarri në dorë.


Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer bastisje brenda shtëpisë së të dyshuarit, mirëpo s’kishin gjetur asgjë të dyshimtë. Ndërsa i dyshuari ishte larguar në drejtim të panjohur.

Ndërkaq, lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës dje më 24 gusht ka arritur që ta arrestojë të dyshuarin mashkull kosovar.

I njëjti pas verifikimit, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është dërguar në mbajtje.

“KANOSJE / Fsh. Mushtisht, Suharekë 16.08.2022-21:06. Lidhur me rastin me datë 24.08.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. I njëjti pas  verifikimit, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është dërguar në vuajtje dënimi”, thuhet në raportin e PK-së.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë