Mushtisht, gjuajtje me armë zjarri në oborrin e një qytetari, shkon t’i ‘qërojë hesapet’

19.05.2022

Më datën 18.05.2022 në orën 19:39, ankuesi kishte shkuar në stacionin policor në Suharekë, ku e kishte raportuar rastin se në lagjen e “Baçec” të Mushtishtit, e kishte kanosur me armë zjarri. Viktima deklaron se: Deri te ky rast ka ardhur si pasojë e një marrëveshje civile (gojore) të cilën e kishin bërë në vitin […]

Mushtisht, gjuajtje me armë zjarri në oborrin e një qytetari, shkon t’i ‘qërojë hesapet’ Foto: Ilustrim

Më datën 18.05.2022 në orën 19:39, ankuesi kishte shkuar në stacionin policor në Suharekë, ku e kishte raportuar rastin se në lagjen e “Baçec” të Mushtishtit, e kishte kanosur me armë zjarri.

Viktima deklaron se: Deri te ky rast ka ardhur si pasojë e një marrëveshje civile (gojore) të cilën e kishin bërë në vitin 2021, dhe sipas tij marrëveshja nuk është realizuar ashtu siç është bërë (punimet në shtëpi).

Viktima ka shkuar në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit, aty ka eskaluar situata dhe i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në hapësirë (ajër).

Policia, menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme ligjore, ka kontaktuar të dyshuarin: M.M., të moshës 58 vjeçe, m/sh/k, i cili ka qenë në kooperativë, ka dorëzuar armën dhe ka pranuar se ka kanosur.

Policia në cilësinë e provave materiale në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe ka sekuestruar:
– Një pistoletë;
– Një gëzhojë;
– Dy karikatorë dhe;
– 40 copë fishekë.

I dyshuari është dërguar në stacionin policor në Suharekë, është intervistuar në lidhje me rastin ku i dyshuari pranon se arma e përdorur është në pronësinë e tij me të cilën e kishte kanosur viktimën. Lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori i shtetit dhe urdhër të tij ndalohet për 48 orë.

Rasti po hetohet nga hetuesit policorë të stacionit policor në Suharekë.