Mbi 80 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë, policia shqipton 2,267 gjoba trafiku

12.08.2022

Tashmë ndodhemi në stinën e verës, ku trafiku është më i dendur dhe se mundësitë janë më të mëdha për tu shkaktuar aksidenti. Përkundër faktit se Policia ka shtrënguar masat më shumë, duke shqiptuar gjoba edhe përmes videove dhe fotografive të dërguar nga qytetarët në adresë të Policisë, por numri i aksidenteve po vazhdon të […]

Mbi 80 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë, policia shqipton 2,267 gjoba trafiku Foto: Ilustrim

Tashmë ndodhemi në stinën e verës, ku trafiku është më i dendur dhe se mundësitë janë më të mëdha për tu shkaktuar aksidenti.

Përkundër faktit se Policia ka shtrënguar masat më shumë, duke shqiptuar gjoba edhe përmes videove dhe fotografive të dërguar nga qytetarët në adresë të Policisë, por numri i aksidenteve po vazhdon të ketë rritje të konsiderueshme.

Vetëm brenda 24 orëve në vendin tonë kanë ndodhur 83 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet.

Ndërkaq, 36 aksidente përfunduan me persona të lënduar dhe 47 të tjera raportohen vetëm me dëme materiale.

Po ashtu gjatë kësaj periudhe kohore, Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 267 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Gjithashtu, për 24 orë PK ka arrestuar 25 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 11 prej tyre janë dërguar në mbjajte dhe katër të tjerë në vuajtje të dënimit.