Mbi 1,600 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit në Kosovë

03.12.2022

Dita e premte si çdo ditë tjetër po konsiderohet të ketë qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, ku janë raportuar raste të ndryshme nga qytetarët. Në raportin 24 orësh nga policia dërguar mediave bëhet e ditur edhe numri i aksidenteve në trafik, shkruan SuharekaOnline. Gjatë ditës së premte në Kosovë kanë ndodhur gjithsej […]

Mbi 1,600 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit në Kosovë Foto: Ilustrim

Dita e premte si çdo ditë tjetër po konsiderohet të ketë qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, ku janë raportuar raste të ndryshme nga qytetarët.

Në raportin 24 orësh nga policia dërguar mediave bëhet e ditur edhe numri i aksidenteve në trafik, shkruan SuharekaOnline.

Gjatë ditës së premte në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 53 aksidente trafiku.

Sipas raportit të policisë figuron se 16 aksidente trafiku kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 37 të tjera me dëme materiale.

Poashtu, gjatë 24 orëve të kaluara Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1.602 tiketa trafiku për kundërvajtje.