Kanosi një person në Suharekë, arrestohet dhe dërgohet në mbajtje i dyshuari

26.04.2023

Rastet e kanosjeve nga persona të dyshuar kundër viktimave, në vendin tonë janë shpeshtuar. Kjo po bëhet e ditur nga raportet e Policisë së Kosovës dërguar mediave. Rastet e tilla janë shqetësuese dhe sfiduese për institucionet e vendit pasi që të njëjtat mund të përfundojnë edhe me sulme fizike apo edhe me fatalitet. Një rast […]

Kanosi një person në Suharekë, arrestohet dhe dërgohet në mbajtje i dyshuari Foto: Ilustrim

Rastet e kanosjeve nga persona të dyshuar kundër viktimave, në vendin tonë janë shpeshtuar. Kjo po bëhet e ditur nga raportet e Policisë së Kosovës dërguar mediave.

Rastet e tilla janë shqetësuese dhe sfiduese për institucionet e vendit pasi që të njëjtat mund të përfundojnë edhe me sulme fizike apo edhe me fatalitet.

Një rast i tillë është raportuar edhe në Stacionin Policor në Suharekë, raporton SuharekaOnline.

Policia e Kosovës në Suharekë ka njoftuar se dje, gjatë ditës së martë rreth orës 14:00 ka arrestuar një person të dyshuar për kanosje.

Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se i dyshuari e kishte kanosur një person tjetër.

Policia e Kosovës në Suharekë poashtu njofton se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.