Inspektohen 53 sallone të masazheve, 44 prej tyre mbyllen nga policia shkaku i parregullsive

08.12.2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot gjatë ditës së enjte janë inspektuar 53 sallone të masazheve, prej të cilave 44 janë mbyllur. “Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore me qëllim të marrjes së masave proaktive dhe verifikimin e informatave  në terren ka hartuar një plan operativ në funksion të Inspektimit të […]

Inspektohen 53 sallone të masazheve, 44 prej tyre mbyllen nga policia shkaku i parregullsive Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot gjatë ditës së enjte janë inspektuar 53 sallone të masazheve, prej të cilave 44 janë mbyllur.

“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore me qëllim të marrjes së masave proaktive dhe verifikimin e informatave  në terren ka hartuar një plan operativ në funksion të Inspektimit të Salloneve të Masazheve, plan i cili është realizuar në bashkëpunim dhe mbështetje të Inspektoreve nga MINT, ATK-së dhe Inspektorët e punës.

Me datë 07.12.2022, Plani  Operativ i koduar “Masazh- Dhjetori -2022”, është realizuar në nivel vendi dhe ka përfunduar me sukses të plotë.” thuhet në njoftimin e policisë.

Aktivitetet parandaluese dhe rezultatet e këtij operacioni i gjeni në vijim të përmbledhura në formë tabelare: