Haset përsëri në para të falsifikuara në Suharekë, policia po e heton rastin

11.03.2021

Rastet e parave të falsifikuara kohëve të fundit janë mjaftë të shpeshta, të cilat raportohen në Policinë e Kosovës. Një rast i tillë është raportuar të mërkurën në Policinë e Kosovës në Suharekë. Të mërkurën rreth orës 20:20 një person ka njoftuar policinë se një tjetër person i panjohur për të, i ka dhënë para […]

Haset përsëri në para të falsifikuara në Suharekë, policia po e heton  rastin Foto: Ilustrim

Rastet e parave të falsifikuara kohëve të fundit janë mjaftë të shpeshta, të cilat raportohen në Policinë e Kosovës.

Një rast i tillë është raportuar të mërkurën në Policinë e Kosovës në Suharekë.

Të mërkurën rreth orës 20:20 një person ka njoftuar policinë se një tjetër person i panjohur për të, i ka dhënë para në vlerë prej 500 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar, raporton SuharekaOnline.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se monedha është konfiskuar dhe rasti në fjalë është duke u hetuar.

Rikujtojmë se dy raste të tilla janë raportuar edhe gjatë ditës së martë nga një punëtore e një banke në Suharekë, e cila ka njoftuar policinë se ka hasur në dy monedha me vlerë nga 500 euro, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara, rast ky i cili poashtu është duke u hetuar nga policia.