Gjuajti me revole pasi u fjalos me vëllaun e tij, arrestohet i dyshuari në Vraniq

12.07.2023

Një person i dyshuar është arrestuar të hënën në fshatin Vraniq të Suharekës. Policia e Kosovës ka njoftuar se në mbrëmjen e së hënës është arrestuar një person i cili dyshohet se ka shtënë me psitoletë në ajër, raporton SuharekaOnline. Sipas policisë bëhet e ditur se i dyshuari pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me […]

Gjuajti me revole pasi u fjalos me vëllaun e tij, arrestohet i dyshuari në Vraniq Foto: Ilustrim

Një person i dyshuar është arrestuar të hënën në fshatin Vraniq të Suharekës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në mbrëmjen e së hënës është arrestuar një person i cili dyshohet se ka shtënë me psitoletë në ajër, raporton SuharekaOnline.

Sipas policisë bëhet e ditur se i dyshuari pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me viktimën kishte shtënë me revole në ajër me ç’rast viktima është ndjerë i kërcënuar.

Në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar një revole me leje dhe një gëzhojë.

Pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Fsh. Vraniq, Suharekë 11.07.2023 – 23:25. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje kishte shtënë me pistoletë në ajër, me ç’rast viktima është ndjerë i kërcënuar. Në vendin e ngjarjes njësia policore ka sekuestruar një revole me leje dhe një gëzhojë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftimin e policisë.