Gjendet i vdekur në veturë një i ri në Prizren, dyshohet se u aksidentua dhe mbeti i ngujuar  

22.01.2023

Një rast i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren, të Transiti i Vjetër, ku një i ri është gjetur pa shenja jete dhe i bllokuar në veturë. I ndjeri dyshohet se u aksidentua dhe fatkeqësisht nuk arriti të mbijetoi. Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar […]

Gjendet i vdekur në veturë një i ri në Prizren, dyshohet se u aksidentua dhe mbeti i ngujuar   Foto: Ilustrim

Një rast i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren, të Transiti i Vjetër, ku një i ri është gjetur pa shenja jete dhe i bllokuar në veturë. I ndjeri dyshohet se u aksidentua dhe fatkeqësisht nuk arriti të mbijetoi.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes. Policia bashkë me Zjarrfikësit kanë intervenuar fillimisht pasi rasti u raportua nga shoferi që ndodhej bashkë me të ndjerin në veturë.  

Sipas informacioneve të para, ende nuk dihet se si ka ndodhur aksidenti dhe cilat janë rrethanat në të cilat ka vdekur i riu nga Prizreni.

Ajo që dihet deri më tani është se Policia dhe njësitet tjera përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku pritet të bëhet ekzaminimet e nevojshme që ndriçojnë rastin./GazetaSinjali/