Brenda 24 orëve kanë ndodhur 70 aksidente, një me fatalitet

12.03.2022

Sipas raportit policor një aksident ka përfunduar me fatalitet, 17 aksidente me të lënduar dhe 52 të tjera me dëme material. Në statistikat e përgjithshme të publikuar nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se janë shqiptuar edhe 1 mijë e 872 tiketa trafiku, për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit. Po […]

Brenda 24 orëve kanë ndodhur 70 aksidente, një me fatalitet Foto: Ilustrim

Sipas raportit policor një aksident ka përfunduar me fatalitet, 17 aksidente me të lënduar dhe 52 të tjera me dëme material.

Në statistikat e përgjithshme të publikuar nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se janë shqiptuar edhe 1 mijë e 872 tiketa trafiku, për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Po ashtu, në këtë periudhë kohore policia ka shqiptuar një gjobë për mosrespektim të masave anti-COVID.

Përveç aksidenteve dhe tiketave të shqiptuara, policia gjatë ditës së djeshme ka arrestuar edhe 23 persona, 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 3 të tjerë në vuajtje të dënimit.