Brenda 24 ore 41 aksidente, afër 1900 tiketa trafiku e 16 të arrestuar

08.03.2022

Policia ka bërë të ditur se 41 aksidente në trafik janë shkaktuar në 24 orët e fundit në vend, ku fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet. Ndërsa, 18 aksidente të shkaktuara dje kanë qenë me të lënduar dhe 23 të tjera me dëme materiale. Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka […]

Brenda 24 ore 41 aksidente, afër 1900 tiketa trafiku e 16 të arrestuar Foto: Ilustrim

Policia ka bërë të ditur se 41 aksidente në trafik janë shkaktuar në 24 orët e fundit në vend, ku fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet.

Ndërsa, 18 aksidente të shkaktuara dje kanë qenë me të lënduar dhe 23 të tjera me dëme materiale.

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka shqiptuar edhe gjoba ndaj atyre që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.

Gjatë kësaj kohe ajo ka shqiptuar 1,894 gjoba.

Ndërkaq, brenda kësaj periudhe kohore, policia ka arrestuar 16 persona, ku 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë në vuajtje të dënimit.