Brenda 24 ore në polici raportohen 8 raste të dhunës në familje, një në Suharekë e një tjetër në Prizren

17.01.2023

Dhuna në familje është njëri nga fenomenet më shqetësuese për shoqërinë dhe njëra ndër sfidat më të mëdha për institucionet e vendit. Ky fenomen çdo ditë e më shumë po rritet, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Policia e Kosovës. Gjatë ditës së hënë në Policinë e Kosovës janë raportuar 8 raste […]

Brenda 24 ore në polici raportohen 8 raste të dhunës në familje, një në Suharekë e një tjetër në Prizren Foto: Ilustrim

Dhuna në familje është njëri nga fenomenet më shqetësuese për shoqërinë dhe njëra ndër sfidat më të mëdha për institucionet e vendit.

Ky fenomen çdo ditë e më shumë po rritet, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Policia e Kosovës.

Gjatë ditës së hënë në Policinë e Kosovës janë raportuar 8 raste të dhunës në familje, prej tyre një në Suharekë e një tjetër në Prizren, raporton SuharekaOnline.

Policia e Kosovës në Suharekë ka bër të ditur se një person i dyshuar është arrestuar pasi që i njejti dyshohet se në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe gruas së tij.

“Është arrestuar i dyshuari  kosovar për shkak se në gjendje të dehur kishte ushtruar dhunë ndaj nënës dhe bashkëshortes së tij. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftimin e policisë.

Poashtu, edhe Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se ka arrestuar një grua e cila dyshohet se ka sulmuar fizikisht djalin e saj 13 vjeçar.

“Prizren, 16.01.2023 – 02:00. Është arrestuar e dyshuara  kosovare për shkak se kishte ushtruar dhunë ndaj djalit të saj të moshës 13 vjeç, viktimës mashkull kosovar. E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” thuhet tutje në njoftim.