Brenda 24 ore 56 aksidente, një me fatalitet, mbi 1,400 tiketa trafiku e 30 të arrestuar

01.09.2021

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve kanë ndodhur 56 aksidente në Kosovë, ku fatkeqësisht një prej tyre ka përfunduar me fatalitet. Sipas policisë gjatë ditës së djeshme 15 aksidente janë raportuar me të lënduar, ndërsa 40 aksidente të tjera kanë përfunduar me dëme materiale. Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës […]

Brenda 24 ore 56 aksidente, një me fatalitet, mbi 1,400 tiketa trafiku e 30 të arrestuar Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve kanë ndodhur 56 aksidente në Kosovë, ku fatkeqësisht një prej tyre ka përfunduar me fatalitet.

Sipas policisë gjatë ditës së djeshme 15 aksidente janë raportuar me të lënduar, ndërsa 40 aksidente të tjera kanë përfunduar me dëme materiale.

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1,405 tiketa trafiku për drejtuesit e automjeteve.

Gjithashtu, PK-ja gjatë 24 orëve ka arrestuar 30 persona, ku 22 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 5 të tjerë në vuajtje të dënimit.