Brenda 24 ore – 41 aksidente, rreth 900 gjoba trafiku e 10 të arrestuar
- 11.10.2021
- 0 komente
Policia e Kosovës në raportin e saj të rregullt ditor ka bërë të ditur se brenda 24 orëve në vendin tonë kanë ndodhur 41 aksidente trafiku.

Fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, kurse 17 aksidente përfunduan me të lënduar dhe 24 të tjera me dëme materiale.
Gjatë kësaj kohe, Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 899 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.
Po ashtu, në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 10 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 5 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe dy të tjerë në vuajtje të dënimit.
KOMENTE0
Leave a Reply