Brenda 24 ore – 41 aksidente, mbi 1,300 tiketa trafiku dhe 21 persona të arrestuar

20.03.2021

Ngarkesa e komunikacionit, pakujdesia gjatë ngasjes së automjeteve, mospërshtatja e shpejtësisë dhe mosrespektimi i rregullave janë disa nga arsyet e aksidenteve të shumta në trafik. Policia e Kosovës ndër tjerash ka bërë të ditur se gjatë ditës së premte në vendin tonë kanë ndodhur gjithsej 41 aksidente trafiku, raporton SuharekaOnline. Nga këto 41 aksidente, fatmirësisht […]

Brenda 24 ore – 41 aksidente, mbi 1,300 tiketa trafiku dhe 21 persona të arrestuar Foto: Ilustrim

Ngarkesa e komunikacionit, pakujdesia gjatë ngasjes së automjeteve, mospërshtatja e shpejtësisë dhe mosrespektimi i rregullave janë disa nga arsyet e aksidenteve të shumta në trafik.

Policia e Kosovës ndër tjerash ka bërë të ditur se gjatë ditës së premte në vendin tonë kanë ndodhur gjithsej 41 aksidente trafiku, raporton SuharekaOnline.

Nga këto 41 aksidente, fatmirësisht asnjëra nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa, nga Policia e Kosovës është bërë e ditur se 11 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 30 të tjera vetëm me dëme materiale.

Policia ka bërë të ditur se gjatë ditës së premte ka shqiptuar 1,369 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve.

Gjithashtu, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orëshin e fundit kanë arrestuar 21 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku prej tyre një është dërguar në vuajtje të dënimit dhe 12 të tjerë në mbajtje.