Brenda 24 ore 30 aksidente – Policia nuk kursehet, shqipton mbi 1000 tiketa trafiku

24.01.2022

Policia në raportin e saj 24 orësh, ka bërë të ditur se brenda kësaj periudhe kohore kanë ndodhur 30 aksidente, ku fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet. Ndërkaq, 12 aksidente përfunduan me persona të lënduar dhe 18 të tjera me dëme materiale. Po ashtu, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur […]

Brenda 24 ore 30 aksidente – Policia nuk kursehet, shqipton mbi 1000 tiketa trafiku Foto: Ilustrim

Policia në raportin e saj 24 orësh, ka bërë të ditur se brenda kësaj periudhe kohore kanë ndodhur 30 aksidente, ku fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet.

Ndërkaq, 12 aksidente përfunduan me persona të lënduar dhe 18 të tjera me dëme materiale.

Po ashtu, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se për 24 orë kanë shqiptuar 1,068 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Gjithashtu, në këtë periudhë kohore janë arrestuar 18 persona, ku 9 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre tjerë në vuajtje të dënimit.