Arrestohet një person në Suharekë pasi iu gjeten sasi të kokainës dhe heroinës në veturë

04.11.2022

Një person është arrestuar dje pasdite në fshatin Greikoc të Suharekës, pasi i njëjti është kapur në flagrancë me sasi të substancës së dyshuar narkotike dhe armë ilegale. SuharekaOnline mëson se dje gjatë një patrullimi nga Policia e Kosovës është arrestuar një person i cili po lëvizte me veturën e tij në rrugën e fshatit […]

Arrestohet një person në Suharekë pasi iu gjeten sasi të kokainës dhe heroinës në veturë Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar dje pasdite në fshatin Greikoc të Suharekës, pasi i njëjti është kapur në flagrancë me sasi të substancës së dyshuar narkotike dhe armë ilegale.

SuharekaOnline mëson se dje gjatë një patrullimi nga Policia e Kosovës është arrestuar një person i cili po lëvizte me veturën e tij në rrugën e fshatit Greikoc.

Po ashtu nga burimet e redaksisë bëhet e ditur se të dyshuarit i janë gjetur substanca narkotike (kokainë dhe heroinë) dhe një kariktor.

Rastin në fjalë për SuharekaOnline e ka konfirmuar edhe komandanti i Policisë së Kosovës në Suharekë, Afrim Sylaj i cili ka thënë se dje Policia e Kosovës dhe njësiti kundër narkotikëve në Prizren gjatë një patrullimi ka arritur të arrestoj një person të dyshuar pasi që i janë gjetur substanca narkotike dhe armë në veturën e tij.