Arrestohen dy persona në Prizren, dyshohet se shpërndanin para të falsifikuara

  • 14.03.2023
Arrestohen dy persona në Prizren, dyshohet se shpërndanin para të falsifikuara

Hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, kanë trajtuar një informatë nën dyshimin se dy persona janë të përfshirë në veprën penale ‘falsifikimit i parasë’, respektivisht shpërndarjen e parasë së falsifikuar.

Pas pranimit te informatës janë ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me Prokurorinë e Shtetit dhe me patrullat policore të Stacionit Policor Prizren, sot më 14.03.2023, në rrugën magjistrale Prizren-Vërmicë janë ndaluar dy automjete, me të cilat dyshohej se po bëhej shpërndarja e parasë së falsifikuar.

Pas kontrollit të automjeteve, në automjetin e parë janë gjetur:


• Monedha në sasi prej 850 x  2 = 1700 euro.

Ndërsa ne automjetin e dytë janë gjetur:

• Monedha në sasi prej 2 X 2=4 euro

• Një kallëp metalik rrethor i zbrazët i monedhës metalike dy euro (shabllon),

• Pesë copa te vogla metalike rrethore të monedhës dy euro (shabllone) dhe

• Katër telefona mobil.

Totali i parave të sekuestruara është:

• 1704 euro monedha metalike (nga dy euro).

Me urdhër të prokurorit janë kontrolluar dy shtëpi, pronë e të dyshuarve: B.D. dhe T.K., të njëjtit janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës. 

Të dyshuarit me aktvendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë