Arrestohen 28 persona për 24 orë, një në Suharekë i dyshuar për falsifikim të parave

13.03.2021

Si çdo ditë tjetër edhe dita e premte ka qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, kjo po dëshmohet nga aktivitetet e tyre. Policia e Kosovës ndër tjerash ka bërë të ditur se gjatë ditës së premte kanë arrestuar 28 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, prej tyre 6 janë dërguar në […]

Arrestohen 28 persona për 24 orë, një në Suharekë i dyshuar për falsifikim të parave Foto: Ilustrim

Si çdo ditë tjetër edhe dita e premte ka qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, kjo po dëshmohet nga aktivitetet e tyre.

Policia e Kosovës ndër tjerash ka bërë të ditur se gjatë ditës së premte kanë arrestuar 28 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, prej tyre 6 janë dërguar në vujatje të dënimit, një në ndalim policor dhe 12 të tjerë në mbajtje.

SuharekaOnline mëson se njëri nga të arrestuarit është nga Komuna e Suharekës i cili dyshohet për falsifikim të parave.

Këtë e ka konfirmuar për SuharekaOnline edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj.

Osmanollaj ka thënë se Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për falsifikim të parave, i cili është B.K nga Suhareka i lindur në vitin 2000, i njëjti ka deponuar dy herë para në vlerë prej nga 500 euro në dy banka të vendit dhe një herë tjetër ka arritur të paguaj në një market me para të falsifikuara poashtu në vlerë prej 500 euro.

Me datën 11 mars 2021, pas një punë profesionale nga hetuesit në Stacionin Policor në Suharekë, të cilët duke mbledhur informacione nga dëshmitarë për shpërndarjen e parave të falsifikuara në rajonin e Suharekës, ku një person i dyshimtë këto para i kishte deponuar në dy raste në bankat e vendit në shumat 2x 500 euro (pesëqind euro).

Andaj, policia në Suharekë duke e ndjekur me vëmendje dhe duke ndërtuar profilin e të dyshimtit në bazë të deklaratave dhe lëvizjeve të tij, ka arritur që të dyshimtin ta ndalojë, dhe gjatë intervistës para avokatit mbrojtës i dyshimti e ka pranuar veprën penale te cilën e ka kryer. I dyshuari tashmë i njohur si B.K i lindur në vitin 2000, është arrestuar dhe ndaluar në mbajtje prej 48 ore. Monedhat e falsifikuara 3×500 euro janë sekuestruar si dëshmi për ti paraqitur në kallëzimin penal.

Në lidhje më këtë rast është informuar prokurori i Shtetit i cili ka lëshuar aktvendim për ndalimin e të dyshimtit.

Policia e Kosovës apelon për të gjithë qytetarët që rastet e njëjta të paraqiten menjëherë në polici, dhe njëherë kërkon nga bizneset apo qytetarët që të jene të kujdesshme kur pranojnë shumë të tilla të monedhave gjatë shitjes apo blerjes së mallrave, pasi në kohet e fundit kemi raste të shpeshtuara të falsifikimit të parasë të cilat janë vënë në qarkullim