Arrestohen 27 persona për 24 orë, një në Suharekë

12.03.2021

Si çdo ditë tjetër edhe dita e enjte ka qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, kjo po dëshmohet nga aktivitetet e tyre. Policia e Kosovës ndër tjerash ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë arrestuar 27 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale prej të cilëve 2 janë dërguar në […]

Arrestohen 27 persona për 24 orë, një në Suharekë Foto: Ilustrim

Si çdo ditë tjetër edhe dita e enjte ka qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, kjo po dëshmohet nga aktivitetet e tyre.

Policia e Kosovës ndër tjerash ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë arrestuar 27 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale prej të cilëve 2 janë dërguar në vujatje të dënimit dhe 19 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Gjithashtu, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në mesin e 27 të arrestuarve është dhe një person nga Komuna e Suharekës, pasi që i njëjti nuk e ka përfillur vendimin e gjykatës.

Rastin për SuharekaOnline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj i cili ka thënë se gjykata e apelit ka dhënë vendim që për dy fëmijët e mitur të personit në fjalë përkohësisht do të kujdeset nëna e fëmijëve.

Osmanollaj tutje ka bërë të ditur se i njëjti nuk e zbatuar këtë vendim dhe në praninë e avokatit është intervistuar, ndërsa me aktvendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.