Arrestohen 26 persona brenda 24 ore, një në Suharekë e dy të tjerë në Prizren

  • 13.01.2023
Arrestohen 26 persona brenda 24 ore, një në Suharekë e dy të tjerë në Prizren

Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale.

Gjatë ditës së enjte Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 26 persona, shkruan SuharekaOnline.

Poashtu, në 24 orëshin e fundit policia njofton se 15 persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa 9 të tjetër në vuajtje të dënimit.


Raporti i policisë përmbanë edhe arsyet e arrestimeve të personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Policia e Kosovës në Suharekë ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar i cili nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë, derisa ishte duke drejtuar veturën e tij ka goditur 4 këmbësor, 3 meshkuj dhe një femër të cilët si pasojë kanë përfunduar në spital.

Sipas burimeve bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Brigada123” në Suharekë afër Viva Fresh.

Rr. Brigada 123, Suharekë 12.01.2023-18:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin dyshohet se nga pakujdesia ka goditur katër këmbësor tre meshkuj dhe nj femër të cilëve u ka shkaktuar lëndime trupore. Viktimat  janë dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit  i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhet në raportin e policisë.

Poashtu, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy të dyshuar për dhunë në familje në Prizren.

Prizren 12.01.2023-17;50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimi se i njëjti pas një mosmarrëveshje, e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është ndërguar në mbajtje.” thuhet në njoftim.

Prizren 11.01.2023-08:15.  Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje ka shkaktuar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” thuhet tutje në njoftimin e policisë.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë