Aksident trafiku mes 3 veturave në Suharekë, lëndohen 6 persona

26.07.2023 Ligji
Mosrespektimi i rregullave në trafik, shpejtësia e madhe, kushtet jo të mira të rrugës, përdorimi i telefonit mobil gjatë ngasjës janë disa nga faktorët nga të cilët shkaktohen aksidentet në trafik.
Një aksident trafiku ka ndodhur të martën e 25 korrikut në Suharekë, raporton SuharekaOnline.
Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën rreth orës 20:35, në Suharekë ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë tri vetura me targa vendore.
Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona, të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar për në shtëpi.