Aksident në Sopijë të Suharekës, shoferja shkel një këmbësore

21.10.2022

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në fshatin Sopi të Suharekës ku një veturë e ka goditur një këmbësore. SuharekaOnline mëson se derisa ishte duke drejtuar veturën, shoferja ka goditur një këmbësore, ku kjo e fundit ka pësuar lëndime të rënda. Viktima femër kosovare po trajtohet në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit. Rastin për SuharekaOnline […]

Aksident në Sopijë të Suharekës, shoferja shkel një këmbësore Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në fshatin Sopi të Suharekës ku një veturë e ka goditur një këmbësore.

SuharekaOnline mëson se derisa ishte duke drejtuar veturën, shoferja ka goditur një këmbësore, ku kjo e fundit ka pësuar lëndime të rënda.

Viktima femër kosovare po trajtohet në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.

Rastin për SuharekaOnline e ka konfirmuar edhe komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj.

Ai ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur dje, ku është lënduar një femër, ndërkaq ka shtuar se njësitë kompetente të trafikut kanë menaxhuar këtë rast.