Aksident në Prizren me katër të lënduar, dy prej tyre zyrtarë policorë

  • 13.03.2023
Aksident në Prizren me katër të lënduar, dy prej tyre zyrtarë policorë

Një aksident trafiku ka ndodhur në hyrjen jugore të Prizrenit.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar katër persona dhe ka dëme të mëdha materiale.

Ai shtoi se dy nga të lënduarit në këtë rast janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të cilit ishin duke u kthyer nga detyra zyrtare në shtëpi.


Ai tha gjithashtu se njëri nga zyrtarët policor është i lënduar rëndë, por jashtë rrezikut për jetë.

“Ju informojmë se rreth orës 20:10 në dalje të autostradës Prizren Jug ka ndodhur një aksident në mes dy veturave civile.

Në njërën nga veturat kanë qenë duke udhëtuar zyrtarët policorë të cilët po ktheheshin nga puna në shtëpi. Në këtë aksident janë lënduar dy zyrtarë policorë dhe dy civilë.

Zyrtarët policorë të lënduar janë jashtë rrezikut për jetë por dyshohet se njëri prej tyre është lënduar rëndë”, tha Bytyqi./Telegrafi/

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë