Aksident në autostradë në daljen e Reshtanit, një person i vdekur dhe tre të lënduar

02.10.2021

Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova” në pjesën e fshatit Reshtan të Suharekës. Lajmin e ka konfirmuar për SuharekaOnline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani. 22:23 Në ora 21:32, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë, konkretisht në daljen e Suharekës. […]

Aksident në autostradë në daljen e Reshtanit, një person i vdekur dhe tre të lënduar Foto: Ilustrim

Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova” në pjesën e fshatit Reshtan të Suharekës.

Lajmin e ka konfirmuar për SuharekaOnline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

22:23 Në ora 21:32, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë, konkretisht në daljen e Suharekës. Njësitet policore kanë dalë në vend-ngjarje, bëhet fjalë për një aksident ku janë përfshirë tri vetura.

Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor.

Njësitet policore të trafikut kanë bërë shikimin dhe matjet në vendin ku ka ndodhur aksidenti.

Sipas burimeve të SuharekaOnline bëhet e ditur se bëhet fjalë për një person të gjinisë femrore.

Gjithashtu nga aksidenti kanë mbetur të lënduar tre persona.