76 aksidente për 24 orë, policia shqipton rreth 1900 gjoba trafiku

29.04.2022

Vetëm gjatë ditës së djeshme, në tërë vendin tonë kanë ndodhur 76 aksidente. Fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 27 aksidente të shkaktuara dje kanë qenë me të lënduar dhe 49 të tjera me dëme materiale. Policia e Kosovës brenda 24 ore ka shqiptuar edhe gjoba ndaj atyre që nuk kanë respektuar […]

76 aksidente për 24 orë, policia shqipton rreth 1900 gjoba trafiku Foto: Ilustrim

Vetëm gjatë ditës së djeshme, në tërë vendin tonë kanë ndodhur 76 aksidente.

Fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 27 aksidente të shkaktuara dje kanë qenë me të lënduar dhe 49 të tjera me dëme materiale.

Policia e Kosovës brenda 24 ore ka shqiptuar edhe gjoba ndaj atyre që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.

Gjatë kësaj kohe ajo ka shqiptuar 1 mijë e 897 gjoba.

Ndërkaq, brenda kësaj periudhe kohore, policia ka arrestuar 21 persona, ku 12 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa katër të tjerë në vuajtje të dënimit.