71 aksidente trafiku për 24 orë, një përfundon me fatalitet

13.04.2023

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz. Numër i madh i askidenteve në trafik është regjistruar edhe gjatë ditës së mërkurë raporton SuharekaOnline. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës dërguar mediave, bëhet […]

71 aksidente trafiku për 24 orë, një përfundon me fatalitet Foto: Police yellow line on traffic accident

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.

Numër i madh i askidenteve në trafik është regjistruar edhe gjatë ditës së mërkurë raporton SuharekaOnline.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës dërguar mediave, bëhet e ditur se gjatë ditës së mërkurë janë regjistruar 71 aksidente trafiku.

Policia ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë një aksident trafiku fatkeqsisht ka përfunduar me fatalitet.

Poashtu, policia ka njoftuar se 26 aksidente trafiku kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 44 të tjera kanë përfunduar me dëme materiale.

Ndërsa, gjatë ditës së mërkurë Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 2.086 tiketa trafiku për të gjithë pjesmarrësit në trafik, numër ky më i lartë se ai i ditëve të kaluara.