62 aksidente dhe afër 2 mijë tiketa trafiku gjatë ditës së premte

08.04.2023

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz. Numër i madh i askidenteve në trafik është regjistruar edhe gjatë ditës së premte raporton SuharekaOnline. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës dërguar mediave, bëhet […]

62 aksidente dhe afër 2 mijë tiketa trafiku gjatë ditës së premte Foto: Ilustrim

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.

Numër i madh i askidenteve në trafik është regjistruar edhe gjatë ditës së premte raporton SuharekaOnline.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës dërguar mediave, bëhet e ditur se gjatë ditës së premte janë regjistruar 62 aksidente trafiku.

Poashtu, policia ka njoftuar se 20 aksidente trafiku kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 42 të tjera kanë përfunduar me dëme materiale.

Ndërsa, gjatë ditës së mërkurë Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1.985 tiketa trafiku për të gjithë pjesmarrësit në trafik.