62 aksidente, afër 1500 tiketa trafiku e 20 të arrestuar në 24 orët e fundit në Kosovë
- 05.01.2022
- 0 komente
Policia e Kosovës po vazhdon me apelet dhe thirrjet për pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut e sidomos në këtë kohë kur jemi në dimër dhe moti është më i ftohët dhe me ngrica, borë e shi.

Por, përkundër këtyre apeleve po vazhdon shkaktimi i aksidenteve të trafikut, ku vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 62 aksidente.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 15 aksidente kanë përfunduar me të lënduar dhe 47 të tjera me dëme materiale.
Po ashtu, PK-ja ka bërë të ditur se brenda 24 orëve ka shqiptuar 1 mijë e 496 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.
Gjithashtu, në këtë periudhë kohore janë arrestuar 20 persona, ku 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa një tjetër në vuajtje të dënimit.
KOMENTE0
Leave a Reply