59 aksidente dhe mbi 1.600 tiketa trafiku për 24 orë

27.05.2023 Ligji
Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.
Numër i madh i askidenteve në trafik është regjistruar edhe gjatë ditës së premte raporton SuharekaOnline.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës dërguar mediave, bëhet e ditur se gjatë ditës së premte janë regjistruar 59 aksidente trafiku.
Nga statistikat e përgjithshmetë policisë figuron se 29 aksidente trafiku kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 30 të tjera me dëme materiale.
Poashtu, gjatë ditës së premte Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1.651 tiketa trafiku për të gjithë pjesmarrësit në trafik.