55 aksidente në 24 orët e fundit, policia gjobit mbi 2100 shoferë

09.03.2022

Policia ka bërë të ditur se 55 aksidente në trafik janë shkaktuar në 24 orët e fundit në vend, ku fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet. Ndërsa, 14 aksidente të shkaktuara dje kanë qenë me të lënduar dhe 41 të tjera me dëme materiale. Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka […]

55 aksidente në 24 orët e fundit, policia gjobit mbi 2100 shoferë Foto: Ilustrim

Policia ka bërë të ditur se 55 aksidente në trafik janë shkaktuar në 24 orët e fundit në vend, ku fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet.

Ndërsa, 14 aksidente të shkaktuara dje kanë qenë me të lënduar dhe 41 të tjera me dëme materiale.

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka shqiptuar edhe gjoba ndaj atyre që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.

Gjatë kësaj kohe ajo ka shqiptuar 2,176 gjoba.

Ndërkaq, brenda kësaj periudhe kohore, policia ka arrestuar 36 persona, ku 16 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa 5 të tjerë në vuajtje të dënimit.