55 aksidente mbi 1 mijë e 300 tiketa trafiku për 24 orë

01.05.2023

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz. Numër i madh i askidenteve në trafik është regjistruar edhe gjatë ditës së dielë raporton SuharekaOnline. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës dërguar mediave, bëhet […]

55 aksidente mbi 1 mijë e 300 tiketa trafiku për 24 orë Foto: Ilustrim

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.

Numër i madh i askidenteve në trafik është regjistruar edhe gjatë ditës së dielë raporton SuharekaOnline.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës dërguar mediave, bëhet e ditur se gjatë ditës së dielë janë regjistruar 55 aksidente trafiku.

Poashtu, policia ka njoftuar se 22 aksidente trafiku kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 33 të tjera kanë përfunduar me dëme materiale.

Ndërsa, gjatë ditës së dielë Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1.388 tiketa trafiku për të gjithë pjesmarrësit në trafik.