54 aksidente trafiku për 24 orë, një përfundon me fatalitet

22.11.2022

Java e fundit e muajit nëntor ka filluar e ngarkuar për Policinë e Kosovës të cilët çdo herë janë në shërbimin e qytetarëve të vendit. Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raporti 24 orësh i policisë dërguar mediave. Në raportin me ngjarjet e fundit brenda 24 orëve të raportuara nga qytetarët figuron […]

54 aksidente trafiku për 24 orë, një përfundon me fatalitet Foto: Ilustrim

Java e fundit e muajit nëntor ka filluar e ngarkuar për Policinë e Kosovës të cilët çdo herë janë në shërbimin e qytetarëve të vendit.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raporti 24 orësh i policisë dërguar mediave.

Në raportin me ngjarjet e fundit brenda 24 orëve të raportuara nga qytetarët figuron edhe numri i aksidenteve në trafik dhe tiketave të shqiptuara nga policia.

Gjatë ditës së hënë në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 54 aksidente trafiku, shkruan SuharekaOnline.

Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të kaluara në vendin tonë është regjistruar një aksident me fatalitet.

Ndërsa, 18 aksidente tjera kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 35 të tjera kanë përfunduar vetëm me dëme materiale.

Poashtu, policia gjatë ditës së hënë ka shqiptuar edhe 1.251 tiketa trafiku për të gjithë pjesmarrësit në trafik të cilët nuk i kanë respektuar rregullat dhe kanë bërë shkelje të ndryshme në komunikacion.

Rikujtojmë se sezoni dimëror ka filluar nga data 15 nëntor, ku nga policia kërkohet që të shtohet kujdesi gjatë ngasjes dhe të gjithë shoferët të pajisen me paisjet dimërore, në të kundërtën gjobiten nga policia.