49 aksidente trafiku brenda 24 orëve, policia shqipton mbi 2 mijë tiketa trafiku

02.07.2022

Në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 49 aksidente trafiku, 21 prej tyre ishin me persona të lënduar kurse në 28 tjerë raportohet vetëm për dëme materiale. Në statistikat e përgjithshme të publikuar nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se janë shqiptuar edhe 2 mijë e 4 tiketa trafiku, për shoferët të cilët […]

49 aksidente trafiku brenda 24 orëve, policia shqipton mbi 2 mijë tiketa trafiku Foto: Ilustrim

Në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 49 aksidente trafiku, 21 prej tyre ishin me persona të lënduar kurse në 28 tjerë raportohet vetëm për dëme materiale.

Në statistikat e përgjithshme të publikuar nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se janë shqiptuar edhe 2 mijë e 4 tiketa trafiku, për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Përveç aksidenteve dhe tiketave të shqiptuara, policia gjatë ditës së djeshme ka arrestuar edhe 13 persona, 6 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit.