48 aksidente trafiku brenda 24 orëve, dy prej tyre me fatalitet

16.02.2022

Policia ka bërë të ditur se 48 aksidente në trafik janë shkaktuar në 24 orët e fundit në vend, prej tyre dy aksidente kanë përfunduar me fatalitet. Ndërsa, 13 aksidente të shkaktuara dje kanë qenë me të lënduar dhe 33 me dëme materiale. Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka shqiptuar edhe gjoba ndaj […]

48 aksidente trafiku brenda 24 orëve, dy prej tyre me fatalitet Foto: Ilustrim

Policia ka bërë të ditur se 48 aksidente në trafik janë shkaktuar në 24 orët e fundit në vend, prej tyre dy aksidente kanë përfunduar me fatalitet.

Ndërsa, 13 aksidente të shkaktuara dje kanë qenë me të lënduar dhe 33 me dëme materiale.

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka shqiptuar edhe gjoba ndaj atyre që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.

Gjatë kësaj kohe ajo ka shqiptuar 1,964 gjoba.

Kujtojmë që për çdo ditë në vend shkaktohen dhjetëra aksidente në trafik, prej të cilave jo rrallë herë përfundojnë edhe me fatalitet.