33 aksidente në 24 orët e fundit, policia shqipton mbi 1,600 gjoba

14.02.2022

Një gjë e tillë bëhet e ditur edhe në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. Sipas këtij raporti, bëhet e ditur se gjatë ditës së djeshme në vendin tonë kanë ndodhur 33 aksidente trafiku. Fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 16 aksidente përfunduan me persona të lënduar dhe 17 të tjera […]

33 aksidente në 24 orët e fundit, policia shqipton mbi 1,600 gjoba Foto: Ilustrim

Një gjë e tillë bëhet e ditur edhe në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas këtij raporti, bëhet e ditur se gjatë ditës së djeshme në vendin tonë kanë ndodhur 33 aksidente trafiku.

Fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 16 aksidente përfunduan me persona të lënduar dhe 17 të tjera me dëme materiale.

Po ashtu, PK-ja ka bërë të ditur se brenda 24 orëve ka shqiptuar 1,681 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Gjithashtu, në këtë periudhë kohore janë arrestuar 20 persona, ku 14 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa 3 të tjerë në vuajtje të dënimit.