30 aksidente për 24 orë në Kosovë – policia dënon mbi 1 mijë e 650 shoferë

19.09.2022

Policia në raportin e saj 24 orësh, ka bërë të ditur se brenda kësaj periudhe kohore kanë ndodhur 30 aksidente trafiku, fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet. Ndërkaq, 13 aksidente të tjera përfunduan me persona të lënduar dhe 17 sosh me dëme materiale. Po ashtu, nga Policia e Kosovës kanë bërë të […]

30 aksidente për 24 orë në Kosovë – policia dënon mbi 1 mijë e 650 shoferë Foto: Ilustrim

Policia në raportin e saj 24 orësh, ka bërë të ditur se brenda kësaj periudhe kohore kanë ndodhur 30 aksidente trafiku, fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet.

Ndërkaq, 13 aksidente të tjera përfunduan me persona të lënduar dhe 17 sosh me dëme materiale.

Po ashtu, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se për 24 orë kanë shqiptuar 1,654 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Gjithashtu, në këtë periudhë kohore janë arrestuar 19 persona, ku 15 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe dy të tjerë në vuajtje të dënimit.