28 aksidente dhe mbi 1 mijë e 500 tiketa trafiku gjatë ditës së dielë

13.03.2023

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz. Numër i madh i askidenteve në trafik është regjistruar edhe gjatë ditës së dielë, raporton SuharekaOnline. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës dërguar mediave, bëhet […]

28 aksidente dhe mbi 1 mijë e 500 tiketa trafiku gjatë ditës së dielë Foto: Ilustrim

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.

Numër i madh i askidenteve në trafik është regjistruar edhe gjatë ditës së dielë, raporton SuharekaOnline.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës dërguar mediave, bëhet e ditur se gjatë ditës së dielë 28 aksidente trafiku.

Poashtu, policia ka njoftuar se 16 aksidente trafiku kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 12 të tjera kanë përfunduar me dëme materiale.

Ndërsa, gjatë ditës së dielë Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1.565 tiketa trafiku për të gjithë pjesmarrësit në trafik.