114 aksidente brenda 24 ore në Kosovë, një me fatalitet – Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba

04.08.2022

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 114 aksidente trafiku, fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fatalitet. Ndërkaq, 27 aksidente të tjera ishin me persona të lënduar dhe 86 të tjera raportohet vetëm për dëme materiale. Në statistikat e përgjithshme të publikuar nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se janë shqiptuar edhe […]

114 aksidente brenda 24 ore në Kosovë, një me fatalitet – Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba Foto: Ilustrim

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 114 aksidente trafiku, fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fatalitet.

Ndërkaq, 27 aksidente të tjera ishin me persona të lënduar dhe 86 të tjera raportohet vetëm për dëme materiale.

Në statistikat e përgjithshme të publikuar nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se janë shqiptuar edhe 2 mijë e 217 tiketa trafiku, për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Përveç aksidenteve dhe tiketave të shqiptuara, policia gjatë ditës së djeshme ka arrestuar edhe 33 persona, ku 28 prej tyre janë dërguar në mbajtje.