​Suharekë, arrestohen dy persona të kërkuar nga gjykata

12.05.2022

Përpos punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor në Suharekë është duke realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykata. Sot me 12.05.2022, rreth orës 09:00, në Suharekë është arrestuar dyshuari A.S., 28 vjeçar, m/sh/k, i cili ishte ne kërkim për veprën penale “Mashtrim” […]

​Suharekë, arrestohen dy persona të kërkuar nga gjykata Foto: Ilustrim

Përpos punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor në Suharekë është duke realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykata.

Sot me 12.05.2022, rreth orës 09:00, në Suharekë është arrestuar dyshuari A.S., 28 vjeçar, m/sh/k, i cili ishte ne kërkim për veprën penale “Mashtrim” nga datat 12.01.2021,i njëjti është shoqëruar Prokurorinë Themelore në Prizren dhe me urdhër të prokurorit kujdestar i njëjti ndalohet për 48 orë.

Po ashtu me 12.05.2022, rreth orës 10:15, në Suharekë është arrestuar dyshuari N.M., 48 vjeçar, m/sh/k, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren/Dega në Suharekë kishte lëshuar Urdhëresë, i njëjti shoqërohet ne stacionin policor ne Suharekë.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në kohë zgjatje prej 3 muajve burgim.