Lajme

Zjarrëfiksat e Kosovës nga dita e enjte në grevë

Foto: Ilustrim

Nga kryesia e zjarrëfiksave të Kosovës është marrë vendim që më datë 18.07.2019, të protestohet para objektit të qeverisë së Kosovës.

Diten e enjte, ne ora 10:00 kryesia e zjarrëfiksave i bën thirrje të gjithë zjarrëfiksave të Kosovës që të dalin në protest.

”Pjesmarrësit duhet të jenë të pajisur me uniformë dhe të marrin me vete xhaketën e uniformës për mbrojtje kundër zjarrit si dhe helmetën ”, thuhej në njoftim.

Sindikata njofton se protesta do të fillon prej parkingut prapa pallatit të rinisë per në drejtim të qeverisë së Kosovës.

Sindikat i obligon të gjithë zjarrëfiksat që të jenë prezent.