Zemaj: Bali Muharremaj vazhdimisht në koordinim me MSh-në

Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj është takur sot me Ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj, ku kanë biseduar për menaxhimin e pandemis COVID-19.

Armend Zemaj ka njoftuar se sot është takuar me Kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ku edhe kanë biseduar lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19 në komunën tonë, Zemaj ka thënë se do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje për Kujdesin Parësor Shëndetësor në Suharekë si dhe do t`u përgjigjen pozitivisht të gjitha kërkesave që do të parashtrohen nga komuna e Suharekës.

Gjithashtu në këtë takim Kryetari Muharremaj dhe Ministri Zemaj kanë biseduar edhe për projektin “Shtëpia e të Moshuarve” që aktualisht është në ndërtim e sipër në Suharekë, në fshatin Gjinoc, ku MSH-ja do të përkujdeset dhe do të angazhojë personel mjekësor që të ofrohen shërbime shëndetësore për të moshuarit.

Egzon Sadikaj nga Sopija është diagnostifikuar me kancer dhe ka nevojë për ndihmën tuaj

Të nderuar njerëz të vullnetit të mirë, i riu Egzon Sadikaj nga fshati Sopijë e Suharekës është diagnostifikuar me kancer. Shërimi i tij kërkon trajtim jashtë shtetit të Kosovës.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.